Nine Marks of a Healthy Church/Introduction/sq

From Gospel Translations

Jump to:navigation, search

Related resources
More By
Author Index
More About
Topic Index
About this resource

©

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).

By About

Perëndia, në mirësinë dhe dashurinë e Tij, nuk na ka thirrur që të jemi të krishterë të vetmuar. Megjithëse mëkatojmë individualisht, dhe po individualisht thirremi të veçohemi nga bota, ne jemi thirrur gjithashtu që të mblidhemi së bashku në një asamble lokale. Kjo asamble, në Dhiatën e Re, quhet kishë.

Në ditët e sotme, shumë libra që janë në qarkullim dhe shumë folës po pohojnë që pothuajse çdo atribut i mundshëm i përfytyrueshëm, çdo stil adhurimi i përfytyrueshëm, program kompjuteri, libër, qendër zëri, seminar, shërbesë, program edukimi, grup, filozofi, metodë, doktrinë, virtyt, përvojë shpirtërore, projekt vendesh parkimi dhe çdo strukturë menaxhimi e përfytyrueshme, është çelësi drejt një kishe të suksesshme. Kush ka të drejtë? Si mund ta dish nëse një kishë është e shëndetshme? Çfarë mund të bësh për të inkurajuar rritjen biblike të vazhdueshme, e cila lavdëron Perëndinë?

Ky libër i vogël është një mjet për të sjellë ndryshim nëpër kisha. Në të, unë sugjeroj nëntë shenja dalluese të një kishe të shëndetshme. Këto nuk janë atributet e vetme të një kishe të shëndetshme. Ato nuk janë gjithçka që dikush mund të thotë rreth një kishe. Madje, ato nuk janë domosdosmërisht as gjërat më të rëndësishme rreth një kishe. Për shembull, pagëzimi dhe darka e Zotit janë aspektet thelbësore të një kishe biblike, por, megjithatë, ato nuk diskutohen në mënyrë të drejtpërdrejtë këtu. Kjo ndodh për shkak se, në të vërtetë, çdo kishë të paktën synon që t’i praktikojë ato. Nëntë atributet që trajtohen këtu janë shenja që mund ta bëjnë një kishë të veçantë, që mund ta dallojnë një kishë biblike të shëndoshë e të shëndetshme nga motrat e saj më shëndetliga. Nëntë shenjat që trajtohen këtu janë shumë të rralla sot dhe prandaj nevojitet që të sillen në vëmendjen tonë dhe të kultivohen në kishat tona.

Natyrisht, ashtu siç nuk ka të krishterë të përsosur në këtë jetë, nuk ka as kisha të përsosura. Edhe kishat më të mira nuk janë ideale. As qeverisja e saktë (e kishës) dhe as predikimi kurajoz, as dhurimi sakrifikues dhe as ortodoksia doktrinore nuk mund të garantojnë që kisha do të lulëzojë. Megjithatë, çdo kishë mund të jetë më e shëndetshme nga ç’është aktualisht. Për sa kohë jemi gjallë, nuk e shohim asnjëherë fitoren e plotë mbi mëkatin, por, si fëmijë të vërtetë të Perëndisë, ne gjithsesi nuk heqim dorë nga kjo përpjekje. As kishat nuk duhet të heqin dorë nga kjo përpjekje. Të krishterët, veçanërisht pastorët dhe udhëheqësit e kishave, dëshirojnë dhe punojnë shumë për të parë kisha më të shëndetshme. Objektivi i këtij libri është që të inkurajojë një shëndet të tillë. Për këtë qëllim po shkruaj unë dhe për këtë qëllim po lexoni ju, në mënyrë që Perëndia të mund të përlëvdohet në popullin e Tij.

Fiksimi ynë (në Amerikë) pas pragmatizmit, sidomos ndaj suksesit të dukshëm, duhet zëvendësuar nga një mbështetje e përulur, besimplote te besnikëria ndaj Perëndisë, sidomos në ndjekjen e urdhëresave të Tij, pavarësisht nga reagimi i çastit që mund të kenë njerëzit. Ne duhet të kemi disa kategori për të dalluar dhe për të inkurajuar përpjekjet jo vetëm të një mbjellësi kishash në zona demografikisht në rritje apo në mes të një rizgjimi, por edhe të pastorëve besnikë në zona rurale dhe në qytete demografikisht të stabilizuara ose në rënie. Duhet të jemi në gjendje që të inkurajojmë punën e Perëndisë ashtu siç ajo është parë edhe në përpjekjet e Uilliam Kerit apo të Adoniram Judsonit dhe jo vetëm përpjekjet e bëra në kryqëzata apo misione, ku ka një numër të madh njerëzish që përgjigjen menjëherë pozitivisht ndaj mesazhit.

Një gjë që duhet pasur kujdes: në këtë rikalibrim të qëllimeve dhe të praktikave të kishave tona, ne nuk duhet të mbështetemi te seminaret, si mjete të ndryshimit dhe të reformës biblike. Seminaret (qofshin ato denominacionale ose të tjera) janë institucione që i marrin përgjegjësitë nga njerëzit që i mbështesin, dhe ata duhet të qëndrojnë besnikë ndaj tyre, ose të zhbëhen. Kjo është ashtu siç duhet të jetë. Prandaj, ne duhet të punojmë për një ndryshim më të ngadaltë dhe më të gjatë ndërsa përpiqemi të ndryshojmë kishat tona.

Sërish, edhe kishat më të mira nuk janë ideale, por gjithsesi, nuk duhet të ndalojmë së punuari. Ne jemi të bashkuar në dëshirën tonë për kisha më të shëndetshme, ku Perëndia do të përlëvdohet në popullin e Tij. Uroj që ky libër të përdoret për këtë qëllim.

Navigation
Volunteer Tools
Other Wikis
Toolbox