Nine Marks of a Healthy Church/Biblical Theology/sq

From Gospel Translations

Jump to:navigation, search

Related resources
More By
Author Index
More About
Topic Index
About this resource

©

Share this
Our Mission
This resource is published by Gospel Translations, an online ministry that exists to make gospel-centered books and articles available for free in every nation and language.

Learn more (English).

By About

“Doktrina e shëndoshë”

Predikimi ekspozues është i rëndësishëm për shëndetin e një kishe. Megjithatë, çdo metodë, sado e mirë qoftë ajo, është e hapur ndaj abuzimeve dhe prandaj duhet të jetë e hapur për t’u testuar. Në kishat tona, shqetësimi ynë duhet të jetë jo vetëm për mënyrën si mësohemi, por edhe për atë që na mësohet. Duhet ta çmojmë doktrinën e shëndoshë, sidomos në të kuptuarit e Perëndisë së Biblës dhe të mënyrave se si Ai vepron me ne.

Në letrat e Palit drejtuar Timoteut dhe Titit, fjala “e shëndoshë” do të thotë e besueshme, e saktë ose besnike. Në rrënjën e vet, kjo fjalë është një imazh nga bota e mjekësisë që do të thotë e plotë ose e shëndetshme. Te 1Timoteut 1 lexojmë se doktrina e shëndoshë e merr trajtën nga ungjilli dhe se ajo është kundër paperëndishmërisë dhe mëkatit. Akoma më qartë, te 1Timoteut 6:3, Pali bën krahasimin e “doktrinave të rreme” me “këshillën e shëndoshë të Zotit tonë Jezu Krisht dhe… mësimin e perëndishëm”. Prandaj, në letrën e tij të dytë drejtuar Timoteut, Pali e këshillon atë: “Ruaje modelin e fjalëve të shëndosha që dëgjove prej meje” (2Timoteut 1:13). Pali e paralajmëron Timoteun se “do të vijë koha kur njerëzit nuk do ta durojnë doktrinën e shëndoshë, por, sipas ëndjeve të veta, do të mbledhin grumbull mësues për të gudulisur veshët” (2Timoteut 4:3).

U niteti, larmia, dhe dashuria

Kur Pali i shkroi një tjetër pastori të ri, Titit, ai shprehu shqetësime të ngjashme. Çdo njeri, të cilin Titi do ta emëronte si plak kishe, Pali thotë se duhet “të mbajë fort fjalën besnike siç i është mësuar, që të jetë në gjendje me doktrinën e shëndoshë të këshillojë dhe bindë ata që kundërshtojnë” (Titit 1:9). Pali e nxit Titin që të qortojë mësuesit e rremë “që (ata) të shëndoshen në besim” (Titit 1:13). Pali e porosit atë duke i thënë: “Ti shpall ato që përkojnë me doktrinën e shëndoshë” (Titit 2:1).

Nëse do të ekspozonim çdo gjë që përbën mësim të shëndoshë, ne do të riprodhonim gjithë Biblën. Por në praktikë, çdo kishë vendos për çështjet mbi të cilat duhet të ketë marrëveshje të plotë, për ato në të cilat mund të ketë mosmarrëveshje të kufizuara dhe për ato në të cilat mund të ketë liri të plotë.

Në kishën ku unë shërbej, në Uashington DC, ne i kërkojmë çdo personi që do të jetë anëtar, të besojë vetëm në shpëtimin përmes veprës së Jezu Krishtit. Gjithashtu kemi të njëjtin kuptim (ose shumë të ngjashëm) për pagëzimin e besimtarit dhe për qeverisjen e kishës. Uniformiteti në këto dy pikat e fundit nuk është thelbësor për shpëtimin, por marrëveshja për to vlen praktikisht dhe është e shëndetshme për jetën e kishës.

Ne mund të lejojmë njëfarë mosmarrëveshje për çështje që nuk duken të domosdoshme as për shpëtimin dhe as për jetën praktike të kishës. Kështu, për shembull, megjithëse ne të gjithë jemi dakord se Krishti do të kthehet, nuk çuditemi që ka mosmarrëveshje mes nesh rreth kohës së kthimit të Tij. Ne mund të gëzojmë liri të plotë për çështje akoma më pak qendrore apo të qarta, të tilla si, drejtësia e rezistencës me armë, apo autorësia e letrës së Hebrenjve.

Në gjithë këtë, parimi duhet të jetë i qartë: sa më pranë thelbit të besimit tonë të afrohemi, aq më tepër presim të shohim unitetin tonë të shprehur në të kuptuarit e përbashkët të besimit. Kisha e hershme e ka formuluar kështu: në gjërat thelbësore - unitet, në gjërat jothelbësore larmi dhe në të gjithë gjërat dashuri.

Trajtimi i doktrinave komplekse ose polemizuese

Mësimi i shëndoshë përfshin një përkushtim të qartë ndaj doktrinave shpesh të lëna pas dore, por qartësisht biblike. Nëse duam ta mësojmë doktrinën e shëndoshë të Biblës, duhet të pranojmë doktrina që mund të jenë të vështira, apo edhe potencialisht përçarëse, por që janë themelore për të kuptuar punën e Perëndisë në mesin tonë. Për shembull, doktrina biblike e përzgjedhjes shpesh shmanget si tepër e ndërlikuar, ose si tepër pështjelluese. Mund të jetë e tillë, por është e pamohueshme që kjo doktrinë është biblike dhe e rëndësishme. Ndërkohë që kjo doktrinë mund të ketë ndërlikime, të cilat nuk i kuptojmë plotësisht, nuk është çështje e parëndësishme që në fund të fundit, shpëtimi ynë vjen nga Perëndia dhe jo nga vetja jonë. Më poshtë janë disa pyetje të tjera të rëndësishme të lëna pas dore, të cilave Bibla u jep përgjigje:



Të gjitha këto pyetje nuk janë thjesht çështje për teologët studiues apo për studentët e rinj të seminareve. Ato janë të rëndësishme për çdo të krishterë. Ata që janë pastorë e dinë se sa ndryshe do t’i drejtonim besimtarët e kishës nëse përgjigjja do të ndryshonte. Besnikëria ndaj Shkrimeve kërkon që ne të flasim për këto çështje me qartësi dhe autoritet.

R ezistenca ndaj sovranitetit të perëndisë

Të kuptuarit e asaj që Bibla na mëson rreth Perëndisë është shumë i rëndësishëm. Perëndia biblik është Krijues dhe Zot; megjithatë, sovraniteti i Tij nganjëherë mohohet, madje edhe brenda kishës. Që të krishterët e deklaruar të kundërshtojnë idenë e sovranitetit të Perëndisë në krijim ose shpëtim do të thotë në të vërtetë se po luajnë me paganizmin e përshpirtshëm. Shumë të krishterë mund të kenë pyetje të sinqerta rreth sovranitetit të Perëndisë, por një mohim i vazhdueshëm kokëfortë i sovranitetit të Perëndisë duhet të na shqetësojë. Të pagëzosh një person të tillë mund të jetë njësoj si të pagëzosh një zemër që është në njëfarë mënyre akoma jobesimtare. Të pranosh një person të tillë në anëtarësi mund të jetë njësoj si t’i trajtosh ata si njerëz që i zënë besë Perëndisë, kur në fakt është ndryshe.


U dhëheqësit duhet të përqafojnë sovranitetin e perëndisë

Sado e rrezikshme të jetë një rezistencë e tillë te çdo i krishterë, ajo është akoma më e rrezikshme te udhëheqësi i një bashkësie. Të emërosh një person si udhëheqës, kur ai dyshon në sovranitetin e Perëndisë ose kur ai e keqkupton shumë seriozisht mësimin biblik për këto çështje, do të thotë të vendosësh si shembull një person që mund të jetë thellë-thellë i pavullnetshëm për t’i zënë besë Perëndisë. Një emërim i tillë, domosdo, do ta pengojë kishën.

Shpesh sot, kultura jonë na inkurajon që ta kthejmë ungjillizimin në reklamë dhe e shpjegon punën e Frymës me gjuhën e marketingut. Vetë Perëndia shndërrohet sipas imazhit të njeriut. Në raste të tilla, një kishë e shëndetshme duhet të jetë tepër e kujdesshme për t’u lutur për udhëheqësit që kanë një kuptim biblik dhe jetësor të sovranitetit të Perëndisë dhe një përkushtim ndaj doktrinës së shëndoshë, në lavdinë e saj të plotë biblike. Një kishë e shëndetshme karakterizohet nga predikimi ekspozues dhe nga një teologji biblike.

Pyetje për reflektim

  1. Lexoni 1Timoteut 6:3-5. Si e përshkruan Pali një person që u mëson të tjerëve “doktrinën e rremë?” Pse mendoni se ishte kaq e rëndësishme për Palin që Timoteu t’u jepte besimtarëve “këshillën e shëndoshë” dhe “mësimin e perëndishëm”?
  2. Autori përmend një sërë doktrinash që një person duhet të besojë, me qëllim që të bëhet anëtar i kishës ku shërben. Ai, gjithashtu, rendit një sërë çështjesh, në të cilat anëtarët gëzojnë një liri të konsiderueshme besimi. Çfarë duhet të besojë një person, me qëllim që të bëhet anëtar i kishës suaj? Si e dallojnë këto besime kishën tuaj nga kishat e tjera që gjenden në zonën tuaj? Cilat janë çështjet për të cilat kisha juaj lejon njëfarë lirie?
  3. Disa doktrina që janë, pa dyshim, të pranishme në Shkrime shpesh shpërfillen ose neglizhohen, sepse kanë rezultuar si shumë të vështira, polemizuese ose edhe përçarëse. A është polemika e mundshme një arsye e fortë që ne të shmangim bisedën dhe mësimin rreth këtyre doktrinave në kishat tona? Pse ose pse jo?
  4. Autori rendit katër pyetje në faqen 19 të cilat shpesh nuk kanë marrë atë vëmendje që meritojnë. Sipas mendimit tuaj, si u përgjigjet Bibla këtyre pyetjeve? Jepni referencat biblike për përgjigjet tuaja.
  5. Pali shkruan te Titit 1:9 se udhëheqësi i një bashkësie “duhet ta mbajë fort fjalën besnike siç i është mësuar”. A mendoni se është e rëndësishme, për një pastor ose plak kishe, që të kuptojë dhe të përqafojë sovranitetin e Perëndisë në shpëtim? Cili është rreziku që vjen nga një udhëheqës kishe, i cili e vë në dyshim sovranitetin e Perëndisë në këtë fushë ose e keqkupton mësimin biblik mbi këtë çështje?
Navigation
Volunteer Tools
Other Wikis
Toolbox