Nine Marks of a Healthy Church/Appendix: A Typical Covenant of a Healthy Church/sq
From GospelTranslations
| About This Chapter | |
| Publisher: | 9Marks |
| Author: | Mark Dever |
| Book: | Nine Marks of a Healthy Church |
| Topic: | Church Life |
| Subtopic: | The Nature of the Church |
| Date: | 2004 |
| Status: | Final Version |
| Translator: | 9Marks |
| Reviewer: | 9Marks |
Shtojcë Një besëlidhje tipike e një kishe të shëndetshme
Ne do të punojmë dhe do të lutemi për unitetin e Frymës në marrëveshjen e paqes.
Ne do të ecim së bashku në dashuri vëllazërore, siç u ka hije anëtarëve të një kishe të krishterë; do të ushtrojmë kujdes dhe vigjilencë ndaj njëri-tjetrit dhe me besnikëri do të qortojmë dhe do të nxisim njëri-tjetrin siç mund ta kërkojë rasti.
Ne nuk do të heqim dorë nga të mbledhurit bashkë dhe as nuk do të lëmë pas dore të luturit për veten dhe për të tjerët.
Ne do të përpiqemi që të edukojmë ata që në çfarëdo kohe janë nën kujdesin tonë, sipas ushqimit dhe këshillës së Zotit, dhe me një shembull të pastër dhe të dashur të kërkojmë shpëtimin e familjes dhe të miqve tanë.
Ne do të gëzohemi nga lumturia e njëri-tjetrit dhe do të përpiqemi me zemërbutësi dhe dhembshuri të mbajmë barrët dhe vuajtjet e njëritjetrit.
Ne do të përpiqemi me anë të ndihmës Hyjnore, të jetojmë me kujdes në botë, duke mohuar paperëndishmërinë dhe dëshirat e botës dhe duke mos harruar se, ashtu siç jemi varrosur vullnetarisht me anë të pagëzimit dhe jemi ringjallur përsëri nga varri simbolik, ashtu tani kemi një detyrim të veçantë për të jetuar një jetë të re dhe të shenjtë.
Ne do të punojmë së bashku për vazhdimësinë e shërbesës besnike ungjillore në këtë kishë, duke ruajtur adhurimin, rregullat, disiplinën dhe doktrinat e saj. Ne do të kontribuojmë me gëzim dhe rregullisht për mbështetjen e shërbesës, për shpenzimet e kishës, për të ndihmuar të varfrit dhe për përhapjen e Ungjillit në të gjitha kombet.
Sapo të ndërrojmë vendbanim, do të bashkohemi me ndonjë kishë tjetër ku mund të vazhdojmë frymën e kësaj besëlidhjeje dhe parimet e Fjalës së Perëndisë.
Hiri i Zotit Jezu Krisht, dhe dashuria e Perëndisë, dhe bashkësia e Frymës së Shenjtë qoftë me ne të gjithë! Amen.
